image Kapen 10 kilogramë marihuanë në një shtëpi në Veri

Siguri

Kapen 10 kilogramë marihuanë në një shtëpi në Veri

news image

Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitin anti-drogë kanë zhvilluar një operacion kundër drogës, Pikë e hetimit ishte një shtëpi në Mitrovicë të Veriut.

Në një shtëpi në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut, është kryer një bastisje për dyshimin e narkotikëve ku është arrestuar një person i nacionalitetit serb të cilit iu gjenden 10kg marihuanë.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla njoftoi se luftën e pakompromis do ta vazhdojnë në çdo kohë, kudo në territor të Kosovës së bashku me institucionet e sigurisë.

/GazetaSinjali/