Dje në Suharekë ka vdekur një burrë. Sipas dëshmitarëve, viktima ishte goditur nga rryma, raporton Sinjali.
Raportohet se viktima ishte sjellë pa shenja jete në emergjencë. Ndërsa, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, prokuroria dhe ekipet e KEDS-it.
“Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës”, bëhet e ditur përmes raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti po vazhdon të hetohet./Sinjali/