image Vdes nga COVID-19 një infermiere e QKUK-së

Sociale

Vdes nga COVID-19 një infermiere e QKUK-së

news image

Miradije Pllana – Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë në QKUK, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK. Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve. Në emër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, familjes së ndjerës dhe gjithë kolegëve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate./Gazeta Sinjali/