image Vdes nga COVID-19 një 31-vjeçar nga Mamusha, viktima më e re e këtij virusi në Kosovë

Shëndetësi

Vdes nga COVID-19 një 31-vjeçar nga Mamusha, viktima më e re e këtij virusi në Kosovë

news image

Një 31-vjeçar nga Mamusha ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta sinjali.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin 24 orësh nga IKSHPK, në të cilin bëhet e ditur se për 24 orë kanë vdekur 11 të infektuar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/