Sot ka vdekur doktori Nexhip Berisha, i cili e humbi betejën me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.
“Po, realisht në orët e vona të pasdites, rreth një ore, ka ndërruar jetë doktori Nexhip Berisha”, tha ai.
Avdaj po ashtu shtoi se Berisha ishte edhe kolegu, shoku i tij, gjersa shtoi se ai ishte i hospitalizuar që disa ditë.