Sot ka ndërruar jetë afaristi i shquar nga Istogu, Isa Osmanaj, njofton Gazeta Sinjali.
71-vjeçari ishte i infektuar që disa ditë me COVID-19 dhe po qëndronte i shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Osmanaj ishte një nga biznesmenët më të shquar në Istog në fushën e gastronomisë, ndërtimit, kontrolleve teknike dhe derivateve.
Pak muaj më parë Osmanaj kishte hapur një restorant, “Troja” në Istog.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe rrethi i ngushtë i tij.
Shkëmb Manaj, në telegram ngushëllimi ka shkruar se “Do ta kujtojmë përherë për kontributin e tij jetësor për zhvillimin e qytetit tonë. Ai u nda nga kjo jetë, por la vepra të mëdha mbrapa, vepra njerëzore dhe infrastrukturore”.