image Vdes nga COVID-19 profesori nga Peja

Kosovë

Vdes nga COVID-19 profesori nga Peja

news image

Sot ka ndërruar jetë profesori i njohur veteran nga Peja, Ali Dreshaj, transmeton Gazeta Sinjali.

I ndjeri ishte infektuar me koronavirus dhe tani e disa ditë ishte në trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Ai fillimisht ishte i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ndërkaq dy ditë më parë u transferua në repartin intensiv spitalor të Pejës.

Për vdekjen e profesorit ka reaguar edhe deputeti dhe kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, i cili ka përcjellë ngushëllimet e tij dhe të AAK-së për familjen Dreshaj, duke e kujtuar profesorin me fjalët më të sinqerta. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/dr.aliberisha/photos/a.405824462821889/4727120480692244/