image Vdes në QKUK personi që u plagos në pyllin e fshatit Gradicë, pak javë pasi iu vra edhe djali

Siguri

Vdes në QKUK personi që u plagos në pyllin e fshatit Gradicë, pak javë pasi iu vra edhe djali

news image

Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, i cili po qëndronte që disa ditë i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave që kishte marrë nga plagosja në pyll, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali pati raportuar se më 5 prill, në pyllin e fshatit Gradicë, nga të shtënat me armë zjarri është vrarë 15-vjeçari me iniciale A.M. dhe ishte plagosur babai i tij Bekim Muja, që vdiq sot.

Lajmin e ka konfirmuar një mik i tij, Burim Klinaku, përmes Facebookut.

“Sapo mora lajmin se paska vdekë Bekim Muja ishall allahu e ka dërgu në lule të xhenetit do të na mungon”, ka shkruar ai në Facebook.

Rasti kishte ndodhur pasi Bekim Buja së bashku me djalin e tij A. Muja 15 vjeçar, kishin shuar në pyll për dru. Por, prerja e tyre ishte fatale, për A. Muja 15 vjeçar që mbeti i vdekur, ndërsa babai e tij kishte mbetur i plagosur.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se motivi për këtë vrasje është një mosmarrëveshje që viktimat kanë pasur me dy të dyshuar për një pronë publike.

Gazeta Sinjali pati raportuar se i dyshuar për këtë rast përveç Xhafer Bardiqit, është edhe babai i tij.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, menjëherë pas të shtënave.

Ndaj dy të dyshuarve, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për masën e paraburgimit.

/Gazeta Sinjali/