image Vdes personi i katërt i aksidentuar në Rahovec

Kosovë

Vdes personi i katërt i aksidentuar në Rahovec

news image

Sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë edhe personi katërt i përfshirë në aksidentin e datës 26 korrik, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Sot, policia është informuar nga mjeku kujdestar ne QKUK-Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26.07.2019, L . J i lindur në vitin 1973, i njëjti për shkak te lëndimeve te rënda ka ndërruar jetë”, tha Podrimaj.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, tha zëdhënësja e policisë.

Sipas hetimeve të para të Prokuroisë së Gjakovës dyshohet se aksidenti në Bërnjak që la të vdekur katër persona ka ndodhur për shkak të tejkalimit të pasigurtë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë.

Gjatë këtij viti janë shkaktuar shumë aksidente që kanë përfunduar me fatalitet. Deri më tani numri i viktimave në komunikacion ka arritur në rreth 40 persona.

Policia e Kosovës gjatë tërë kohës ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes në trafik./Sinjali/