Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për lëndimin e shtatë personave në një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë.
Sinjali mëson se njëra nga shtatë personat e lënduar ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që ka pësuar në aksident.
Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar edhe dy drejtuesit e veturave të përfshira, si dhe katër pasagjerë ( dy femra dhe dy meshkuj)./Gazeta Sinjali/