Ish-asambleisti komunal i PDK-së në Istog, Labinot Aliaj ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.
Vdekja e tij erdhi si pasojë e një sulmi në zemër, kanë bërë me dije familjarët e Labinotit.
Ai ishte vetëm 27 vjeç, transmeton Gazeta Sinjali.
Në mesin e personave që ngushëlluan për vdekjen e tij është edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.
“Pa fjalë, me ikjen tënde të hershme, Lab!
Ishe shok, aktivist i palodhshëm e djalë shembull.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, strukurave të PDK-së, miqve, komunës së Istogut, dhe të gjithë atyre që patën rastin me të njoft.
Lamtumirë, shoku im më i mirë”, ka thënë Deliu-Kodra në postimin e saj./Gazeta Sinjali/