image Vdes motra e ish këngëtarit të njohur në datë të njëjtë me të, pas tri vitesh

Bota e Yjeve

Showbiz/ Vdes motra e ish këngëtarit të njohur në datë të njëjtë me të, pas tri vitesh

news image

Ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare motra e George Michael, Melanie Panayiotou.

Vdekja e saj ndodhi saktësisht tre vjet pas vdekjes së vëllait të saj, këngëtarit të shumënjohur George Michel. I cili vdiq ditën e Krishtlindjes, më 25 dhjetor 2016.

Panayiotou është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj më 25 dhjetor, nga motra e saj e madhe Yioda.

Shkaqet e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse vdekja nuk është vlerësuar si e dyshimtë.

“Policia janë thirrur nga shërbimi i ambulantes në Londër afërsisht në 19:35 të mërkurën më 25 dhjetor ku është njoftuar për vdekjen e papritshme të një gruaje, rreth të 50-ave në adresën Oak Hill Park, NW3”. Vdekja nuk është trajtuar si e dyshimtë. Një raport tjetër i Coroner do të sqarojë rrethanat tjera”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/