image Vdes modelja polake, një javë pas ndarjes nga futbollisti i famshëm

Bota e Yjeve

Vdes modelja polake, një javë pas ndarjes nga futbollisti i famshëm

news image

Ka ndërruar jetë modelja e njohur polake, Kasia Lenhardt, shkruan BILD, përcjell Gazeta Sinjali.

Policia gjermane ka njoftuar se Lenhard është gjetur e vdekur, pa dhënë më shumë detaje për shkaqet e kësaj tragjedie.

Lenhard u bë e famshme si pjesëmarrëse në Germany Next Top Model në vitin 2012.

Bukuroshja ishte në ballina të mediave javën e kaluar pas ndarjes me yllin e Bayernit, Jerome Boateng.

Kasia ka lënë pas vetes një djalë. Çifti është ndarë me 2 shkurt, ndërsa e kishte akuzuar Boatengun për tradhti./Gazeta Sinjali/