Ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar, Arjan Prushi, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektivës në gjendje të rëndë teksa ishte i infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë Bernard Progni me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Ai shkruan se Prushi u dorëzua pas një beteje të gjatë në reanimacionin e Infektivës, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve.
“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë.Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni. /Gazeta Sinjali/