Ministri Federal i Çështjeve të Veteranëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Salko Bukvareviq, ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Bukvareviq ishte në respirator nga e hëna kur iu përkeqësua gjendja shëndetësore.
Ai kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus më 22 korrik.
Bukvareviq është lindur në vitin 1967 në Kalesija.
Që nga viti 2015, ai ka mbajtur postin e Ministrit për Çështjet e Veteranëve në Qeverinë e Bosnjës./Gazeta Sinjali/