Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiq, pas një sulmi në zemër.
Lajmi për vdekjen e kryebashkiakut të Zagrebit, Milan Bandiqit, u bë i ditur nga autoritetet zyrtare të qytetit në orët e hershme të së dielës.
“Me pikëllim të thellë, ne informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe publikun kroat, se papritmas, sot, 28 shkurt, në moshën 66 vjeç, kryetari i qytetit të Zagrebit, z. Milan Bandiq, vdiq nga një sulm në zemër”, u tha në njoftim, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/