Është gjetur i vdekur kryetari i komunës së Seulit, i cili ishte shpallur i humbur disa ditë më parë.
Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon ishte raportuar nga vajza e tij se kishte humbur kontaktet gjë që çoi në një operacion të gjerë kërkimi.
Shkaqet e vdekjes së Park Won-soon janë ende të paqarta ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për ngjarjen.
64-vjeçari Park drejtonte bashkinë e Seulit që prej vitit 2011 dhe shihej si një kandidat i mundshëm në radhët liberalëve për zgjedhjet presidenciale të 2022./ Gazeta Sinjali/