image Vdes kirurgu në Wuhan të Kinës, stafi mjekësor që vdesin nga koronavirusi do të quhen martirë

Shëndetësi

Botë/ Vdes kirurgu në Wuhan të Kinës, stafi mjekësor që vdesin nga koronavirusi do të quhen martirë

news image

Kryekirurgu i qendrës spitalore “Wuchang” në qytetin Wuhan, Liu Zhiming, ndërroi jetë sot si pasojë e koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.

Liu ishte një ndër neurokirurgët më të mirë dhe më të vjetër në profesion në qytetin Wuhan, i cili ishte epiqendra e epidemisë.

Shumë mjekë po punojnë me orare të gjata dhe mungesa e kushteve dhe mbrojtjes së stafit mjekësor nga koronavirusi po e vështirëson punën e mjekëve.

Ndërsa,  mediat shtetërore raportuan këtë të martë, se të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në kontakt me virusin dhe që vdesin prej tij, do të quhen martirë.

Kujtojmë se deri tani nga ky virus kanë vdekur më shumë se 1 mijë e 800 persona, ndërsa numri i të prekurve në të gjithë botën është mbi 73 mijë./Gazeta Sinjali/