image Vdes ish-luftëtari i UÇK-së në Pejë

Sociale

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së në Pejë

news image

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kristë (Bardhec) Krasniqi nga fshati Nepole, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë.

“Dje me 3 prill 2021, ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë Kristë (Bardhec) Krasniqi nga fshati Nepole”.

“Ai ishte pjesëtar i Brigadës 135 ‘Agim Zeneli’ në Zonën Operative të Dukagjinit, pjesëtar i TMK-së dhe aktivist i dalluar në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00 ,në Varrezat e fshatit Nepole të Pejës./Gazeta Sinjali/