image Vdes ish-futbollisti i njohur i Juventusit

Futboll

Vdes ish-futbollisti i njohur i Juventusit

news image

Ish-mesfushori uruguaian i Juventusit, Cagliarit dhe Perugias Fabian O’Neill, ka ndërruar jetë ditën e sotme, shkruan CorriereDellosport.

O’Neill ishte shtruar në terapi intensive për shkak të porblemeve me mëlqi në një spital në Montevideo.

Edhe në vitin 2020, Fabian Onill u shtrua në spital për probleme me mëlçinë dhe rrugët urinare.

Ai ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare.

Ish-mesfushori ishte nga ata talentët e mëdhenj të humbur si rezultat i një jete jashtë fushës aspak profesioniste.

Alkooli bëri që mesfushori, të cilin Zidane atëherë e cilësoi si lojtarin më të mirë me të cilin kishte luajtur ndonjëherë, të mos arrinte majat.

“Kam shpenzuar të gjitha paratë. Nuk i kam bërë kurrë keq njeriu, vetëm vetes. Shumë gra janë munduar të më ndryshojnë, por unë nuk kam dashur. Kështu jam gatuar unë, rebel dhe krenar”, deklaronte vite më parë “Magjistari” Fabian Onill.

/GazetaSinjaliSport/