Ish-boksieri i njohur, Muhamet Ferizaj, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër.
Ferizaj ishte pjesë e Klubit të Boksit Peja dhe garoi në gara gjatë viteve të 80-ta, po ashtu ai ishte pjesë edhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur miku i tij, Muharrem Gjocaj.