image Vdes një infermiere nga Vushtrria

Shëndetësi

Vdes një infermiere nga Vushtrria

news image

Ka vdekur sot infermierja, Emine Bejta nga fshati Smrekonicë i Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, i cili ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj.

Ai tha se Bejta ishte një profesioniste dhe kontribuuese ndër vite në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe infermiere e shkëlqyeshme.

“Sot Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale e Komunës së Vushtrrisë, QKMF dhe shëndetësia e komunës sonë në përgjithësi humbi një profesioniste shembull dhe kontribuuese ndër vite në Kujdesin Parësor Shëndetësor, infermieren e shkëlqyeshme, Emine Bejta nga fshati Smrekonicë. Në emrin tim personal dhe në emër të Drejtorisë së Shëndetësisë, shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen më të sinqertë, për familjen e ngushtë, miqtë, kolegët dhe mbarë dashamirët”, ka shkruar Meholli.

Ai tutje tha se QMF Smrekonicë kurrë nuk do të jetë njësoj pa të./Gazeta Sinjali/