image Vdes i dënuari për rastin "Bllaca", Driton Hajdari

Sociale

Vdes i dënuari për rastin “Bllaca”, Driton Hajdari

news image

Ka ndërruar jetë i dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, gjatë mbrëmjes së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Hajdari ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).

Ai ishte dënuar me 7 vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentim-vrasje. /GazetaSinjali/