Ka ndërruar jetë dje në QKUK i aksidentuari para nëntë ditësh në Viti, raporton Sinjali.
“Në QKUK ka ndërruar jetë i aksidentuar mashkull k-shqiptar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në ‘IML’ për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull k-shqiptar dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme në Podujevë është aksidentuar për vdekje një vajzë 4-vjeçare. Lëndime trupore ka marrë edhe nëna e saj e cila po trajtohet në QKUK.
Policia ka bërë të ditur se për shtatë muaj në Kosovë (janar-korrik) kanë vdekur 56 persona nga aksidente të ndryshme trafiku./Sinjali/