image Vdes futbollisti i njohur kosovar

Futboll

Vdes futbollisti i njohur kosovar

news image

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit, futbollisti kosovar i viteve të 90-ta, Fehmi Podvorica, i njohur me nofkën Rista.

Podvorica ishte pjesë e KF.Llapit, Ramiz Sadikut e disa ekipeve tjera, ku kishte luajtur si qendërsulmues.

Ai ka qenë futbollist i shquar, i cili së bashku me mijëra sportistë shqiptar treguan guxim, e mbajtën gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi, duke iu kundërvu fuqishëm agresorit serb.

/GazetaSinjali/