image Vdes foshnja 6 muajshe nga Gjilani për të cilin kërkohej ndihmë

Sociale

Vdes foshnja 6 muajshe nga Gjilani për të cilin kërkohej ndihmë

news image

Foshnja 6-muajshe, Bjord Sherifi, nga Gjilani, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë, ka vdekur sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shërimin e tij ishte kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët, ku nëna e foshnjës, Lisiani Poroshtica-Sherifi, i ka falënderuar të gjithë qytetarët për kontributin e tyre.

“E sot unë ndjeva ftohtësi në trupin e tij, Bjordi im i bukur ndërroj jetë u bë melaqe me krahë. Ky është caktimi i Allahut e unë jam besimtare duhet me pas gajret e shpirti i tij le të prehet në paqe. Dua që kushdo që e lexon këtë status t’i falënderoj nga thellësia e shpirtit për çdo ndihme dhe lutje që është bo për Bjordin tem për gjithsecilin jam mirënjohëse edhe falënderuese gjithmonë”, ka shkruar e ëma në Facebook./Gazeta Sinjali/

Fëmijët janë dhuratë e çmuar që Zoti ia jep njeriut. Dashuria për ta është e mbjellë në shpirtin e njeriut. Sot me…

Posted by Lisiana Poroshtica Sherifi on Friday, March 26, 2021