Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Sabah, ka ndërruar jetë sot në moshën 91 vjeç, njoftoi gjykata mbretërore.
“Me trishtim dhe pikëllim të madh, ne vajtojmë vdekjen e Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Sabah, Emiri i Shtetit të Kuvajtit”, tha Ali Jarrah Al-Sabah, ministri i ngarkuar me punët mbretërore, në një transmetim televiziv.
Spekulimet rreth shëndetit të emirit kanë vazhduar për muaj me radhë, prej vitit të kaluar kur emiri u shtrua disa herë në spital.
Sheikh Sabah ka qenë në krye të Kuvajtit që nga viti 2006. Ai ka drejtuar politikën e jashtme për më shumë se 50 vjet. Pasardhësi i tij i caktuar është vëllai i tij, Princi i Kurorës Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah./Gazeta Sinjali/