image Vdes edhe punëtori i dytë që ra nga skela

Rajon

Tiranë/ Vdes edhe punëtori i dytë që ra nga skela

news image

Mesditën e sotme, nga një ndërtesë në rikonstruksion, në Tiranë është shkëputur një pjesë e skelës metalike duke zënë poshtë 2 punëtorë, trupi i pajetë i njërit prej të cilëve është nxjerrë më herët nga rrënojat. Ndërkohë policia njofton se fatkeqësisht është ndarë nga jeta edhe një punëtor tjetër.

Policia bën me dije se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.

Po kështu janë dëmtuar 4 nga punëtorët që ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, ndër to shtetasit Genti Bardhi , 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme.