Gjatë natës së kaluar është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi, duke e çuar në 27 numrin e personave të vdekur nga ky virus.
Siç raportojnë mediat atje, viktima ishte një pacient nga Kumanova.
Ndryshe, sipas informatave të fundit të publikuara nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e djeshme për shtyp, deri tani në këtë vend me koronavirus janë infektuar 600 persona, 30 prej të cilëve janë shëruar. /Gazeta Sinjali/