image Vdes e moshuara e cila s’kishte askënd, Komuna e Prishtinës me BIK-un ia kryejnë varrimin

Kosovë

Vdes e moshuara e cila s’kishte askënd, Komuna e Prishtinës me BIK-un ia kryejnë varrimin

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar në Shtëpinë e Pleqve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ahmetit, pasi që ajo nuk kishte asnjë anëtarë të familjes për t’ia kryer ceremonitë e varrimit, Komuna së bashku me Bashkësinë Islame organizuan ceremonitë mortore për të ndjerën.

“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, shkroi Ahmeti në Facebook.

/Gazeta Sinjali/