image Vdes burri më i vjetër në botë, ishte nga Irani

Botë

Vdes burri më i vjetër në botë, ishte nga Irani

news image

Ka vdekur në Iran burri më i vjetër në vend që mund të konsiderohet edhe në botë, i cili sipas dokumenteve zyrtare ishte 138 vjeç, transmeton Gazeta Sinjali.

Ahmad Soufi,  anëtar i minorancës kurde u shua në Saqqez, në provincën lindore të Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun.

Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur në 28 shkurt 1882, disa vite përpara personit që njihet si zyrtarisht më i vjetri në botë, japonezes Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç.

Për të krijuar besueshmëri, agjencia e lajmeve Irna ka publikuar një kopje të “chenasnameh”, i ngjashëm me regjistrin familjar dhe një kopje të kartës së identitetit me të njëjtën datë lindje që vjen nga 1882, që e bëjnë Ahmad Soufi bashkëkohës me ish-presidentin e SHBA-së, Franklin D. Roosevelt, i cili vdiq në vitin 1945.

Kurdët po ashtu janë të njohur në Iran për të pasur disa persona që jetojnë mbi njëqind vjet. /Gazeta Sinjali/