image Vdes biznesmeni nga Vlora që u plagos dje - Sinjali

Vdes biznesmeni nga Vlora që u plagos dje

news image

Nuk ka mundur që tu shpëtojë plagëve të marra nga sulmi i armatosur biznesmeni vlonjat, i cili u plagos një ditë më parë në lokalin e tij në lagjen “1 Maji”.

Mediat në Shqipëri, raportojnë se Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital, ndonëse mjekët bënë të pamundur që t’a shpëtonin. Ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin e nevojshëm në spital. Policia ende nuk ka një pistë zyrtare për motivet e krimit të rëndë, por mjaftohet duke thënë se gjithçka ka ndodhur për motive banale. 

Një ditë më parë, u raportua se janë identifikuar autorët e ngjarjes, shtetasit Sh.,L dhe E.Xh, por pavarësisht kësaj ende nuk kanë rënë në prangat e policisë. Sipas të dhënave, thuhet se gjatë natës janë shoqëruar në total 20 persona, në cilësinë e dëshmitarëve okularë, apo që kanë dijeni për ngjarjen.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: