image Vdes bebja gjashtë javëshe pasi prifti i futi kokën në ujë tre herë gjatë pagëzimit

Evropë

Vdes bebja gjashtë javëshe pasi prifti i futi kokën në ujë tre herë gjatë pagëzimit

news image

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në Rumani, ku ka vdekur një bebe gjashtë javëshe.

Kjo vdekje tragjike ka ndodhur gjatë ceremonisë së pagëzimit, ku bebja pësoi sulm në zemër dhe vdiq pasi u dërgua në spital.

Pas autopsisë së bërë, u vërtetua se bebja kishte lëngë në mushkëritë e saj. Kurse, prokuroria filloi hetimet ndaj priftit për vrasje nga pakujdesia.

Kjo ngjarje tragjike ndikoi që edhe të bëhen reagime të shumta, që ky ritual fetar të ndryshojë.

Deri më tani raportohet se janë mbledhur më shumë se 56 mijë nënshkrime, kundër këtij rituali./Gazeta Sinjali/