image Investigimi i gazetarit rumun: Mbi 60 kompani fantazmë në Rumani në emër të shqiptarëve, pas rrjetit fshihen zyrtarë të lartë

Shqipëri

Investigimi i gazetarit rumun: Mbi 60 kompani fantazmë në Rumani në emër të shqiptarëve, pas rrjetit fshihen zyrtarë të lartë

news image

Dhjetëra kompani rumune fantazmë po investigohen nga mediat rumune, pasi dyshohet se kanë mashtruar shtetin rumun duke përfituar miliona euro përmes TVSH-së aludohen që u përkasinë shqiptarëve.

Dyshohet se këta shqiptaë ndohen në Lezhë.

Investigimet i ka nisur një gazetar rumun Kozmin Savu, duke hulumtuar rreth një skandali të madh ku përfshihen mbi 60 kompani fantazmë në Rumani.

Savu, ka mbërritur në Lezhë. Banorët ose s’dinë gjë, ose kanë frikë të flasin. Megjithatë në të dyja rastet, duket qartë që shqiptarët janë përdorur nga persona të tjerë, të cilët janë edhe përfituesit e vërtetë, skemë kjo e ngritur për të fshehur gjurmët.

Kompanitë  kanë funksionuar nën emrat e shqiptarëve dhe besohet se janë pjesë e një rrjeti më të gjerë që kanë mbështetjen e zyrtarëve të lartë rumunë.

Nga hetimi i gazetarit pretendohet se këto kompani fantazmë janë përdorur për të pastruar para dhe për të shmangur taksat.

Ata gjithashtu besohet të jenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme si trafikimi i qenieve njerëzore, trafiku i drogës dhe kontrabanda e armëve.

Kompanitë thuhet se kontrollohen nga një grup i krimit të organizuar që ka lidhje me politikanë dhe zyrtarë publikë.

Gazetari u ka bërë thirrje autoriteteve rumune që të hetojnë këtë çështje dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.

Skandali ka shkaktuar zemërim në publik, i cili kërkon që të merren masa për të çrrënjosur korrupsionin në vend.

Qeveria rumune është zotuar të marrë masa kundër korrupsionit dhe ka premtuar se do ta hetojë çështjen tërësisht.

/GazetaSinjali/