Bateristi i njohur i Moody Blues, Graeme Edge, ka ndërruar jetë sot në moshën 80 vjeçare.
Vdekja e Edge-ut u konfirmua përmes një shkrimi në faqen zyrtare të këtij grupi në Facebook.
“Është një ditë shumë pikëlluese. Tingulli dhe personaliteti i Graeme-t është i pranishëm në gjithçka që e kemi bërë bashkë dhe fatmirësisht ajo gjë do të vazhdojë së jetuari” thuhet në postim.
Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së muzikantit të njohur nga Britania e Madhe. /GazetaSinjali/