Sabit Zejnullahu, babai i heroit kombëtar, Hakif Zejnullahu, ka vdekur sot.
Këtë e ka bërë të ditur mbesa tij, deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, në një postim në rrjetin social Facebook.
“Lamtumirë BABA SABIT”, ka shkruar ajo.
Heroi, Hakif Zejnullahu, u vra së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën, më 31 janar të vitit 1997, në një pritë të organizuar nga forcat serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.