Pas një beteje me kancerin e zorrëve, ka ndërruar jetë babai i këngëtares, Adele, Mark Evans. Ai ishte 57 vjeç.
Mark, në vitin 2013, zbuloi se po luftonte me kancerin e zorrëve dhe kishte frikë se nuk do ta takonte kurrë nipin e tij, 8-vjeçarin Angelo, të cilin Adele e ka me ish-burrin e saj, Simon Konecki, pasi që këngëtarja nuk mbante kontakte me të.
The News raporton se familja e Markut “është mërzitur shumë nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo mbeti e zemëruar deri në fund“, përcjell Gazeta Sinjali.
Këngëtarja 33-vjeçare ka folur për marrëdhënien e saj të prishur me babanë e saj disa herë në të kaluarën, pasi Mark u largua nga nëna e Adele, Penny, kur këngëtarja ishte vetëm3-vjeç.
Adele më parë pranoi se nuk e “urrente” babanë e saj, por marrëdhënia e tyre u përkeqësua më tej ndërsa ylli i saj u rrit. Marku madje e quajti grindjen një ‘keqkuptim’./Gazeta Sinjali/