image Vdes avokati Nikë Shala

Kosovë

Vdes avokati Nikë Shala

news image

Avokati i njohur, Nikë Shala është ndarë nga jeta sot në mëngjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e avokatit e ka bërë të ditur vajza e tij, Mimoza Shala, e cila është Prokurore në Prishtinë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat katolike në Prishtinë në ora 14:00.

“Homazhet në respekt të të ndjerit mbahen në Katedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, me datë 10.11.2020, duke filluar nga ora 09:00-12:00, ndërsa në ora 12:00 mbahet mesha e dritës në Katedrale. Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat katolike në Prishtinë në ora 14:00”, thuhet në njoftim.
Shala ishte avokat i Salih Mustafës, i arrestuar nga Gjykata Speciale për krime lufte. /Gazeta Sinjali/