Njoftimi/ Vdes anëtari i grupit të famshëm të rockut, “Trix”

news image

Është ndarë nga jeta anëtari i Grupit “Trix”, Nuredin Azemi.

Lajmin për vdekjen e tij, e bëri të ditur kolegu i grupit, Veli Sahiti, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ai publikoi një fotografi të kolegut të tij tashmë të ndjerë, duke iu shprehur ngushëllime të gjithë dashamirëve.

“Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherit edhe anëtari i grupit Trix Nuredin Azemi. Pushoft në paqe shpirti yt. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty..”, ka shkruar Veli Sahiti në Facebook.

Vlen të përmendet se grupi TRIX është ndër grupet e para të ‘rock and rollit’ shqiptar që u formua në vitin 1974 dhe po në këtë vit u formuan edhe rock grupet e njohura si: Grupi MAK nga Mitrovica, dhe grupi TNT, po nga nga Mitrovica.

Sot iku për në botën tjetër miku im,njëherit edhe anëtari i grupit Trix Nuredin Azemi.Pushoft në paqe shpirti yt.I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty…

Gepostet von Veli Sahiti – Trix am Donnerstag, 31. Oktober 2019

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: