image LDK liston dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan - Sinjali

LDK liston dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan

news image

Grupi i këshilltarëve dhe disa aktivistë të LDK-së në Gjilan, kanë listuar dështimet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Para objektit të kësaj komune, ata kanë shpalosur ngecjet e qeverisjes lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, në mesin e çështjeve ku besojnë se qeverisja komunale ka ngecur janë: Anulimi i lejës për ndërtimin e objektit të BIK-ut, asnjë leje ndërtimore për 177 ditë qeverisje, mosndarja e 50 mijë eurove për transportuesit në Gjilan, mosfunksionalizimi i byfesë së bibliotekës së qytetit, vendosja e kunjave në shesh të qytetit, shkollat pa rrymë etj.

Në nëntor të vitit të kaluar, Alban Hyseni është zgjedhur kryetar i komunës së Gjilanit, pas fitorës së tij kundër ish-kryetarit Lutfi Haziri.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: