image Vdes ambasadorja italiane në Australi, dyshohet se ra nga ballkoni

Evropë

Vdes ambasadorja italiane në Australi, dyshohet se ra nga ballkoni

news image

Ka humbur jetën në Foligno ambasadorja italiane në Australi, 56-vjeçare, Francesca Tardioli. Ajo ndodhej në qytetin e saj për disa ditë pushime, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta lokale, Corriere dell’Umbria.

Tardioli vdiq pasi u rrëzua nga ballkoni i një shtëpie, duke humbur ekuilibrin, gjatë kohes sa po përkulej në ballkon.

“Me trishtim të pafund”, shkroi në Twitter, profili zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

“Ne vajtojmë vdekjen e Francesca Tardioli, ambasadores së Italisë në Canberra dhe ajo i bashkohet dhimbjes së të dashurve të saj. Do ta kujtojmë me dashuri për cilësitë e saj të admirueshme profesionale dhe njerëzore: një diplomate e madhe dhe shërbëtore e shtetit”, thuhet në shkrimin e tyre.

Hetuesit aktualisht po hetojnë se çfarë ndodhi.

/GazetaSinjali/