image Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi

Shqipëri

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi

news image

Aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi, ka vdekur këtë të premte, në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtarja Elvira Dona përmes një statusi në profilin e saj.

Aktore e njohur e kinematografisë shqiptare, por dhe këngëtare ku që e vogël ra në sy për talentin e saj në këngë. Në moshë fare të vogël u aktivizua në Estradën e Shtetit ku e shoqëronte dhe e motra duke u bërë të njohura si “Motrat Mirdita”. “Isha mësuar me skenën dhe mund të them fare mirë se skena ishte e imja.”

Stream Edi Luarasi 1991 by Adi Krasta | Listen online for free on SoundCloud

Në aktrim u pikas nga regjisori Mihal Luarasi të cilën e aktivizoi në role të vogla. Shkolla për të erdhi pas martese dhe ndoqi kursin e saj të parë për aktore në shkollën “Aleksandër Moisiu”.

Pas mbarimit të studimeve u emërua në Teatrin Popullor, ku luajti edhe rolet e para. Skena shqiptare do t’a njohë gjithmonë si aktoren me temperament të fortë, zë kumbues, e gjallë dhe plot energji.

Një reagim për ndarjen nga jeta të aktores pati edhe Presidenti Ilir Meta.

“Me shumë keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, të cilën vetëm pak muaj më parë pata privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”. Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar!”, ka shkruar Meta.

Aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi “Artiste e merituar” – Alva

Një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistes së madhe ndau edhe Lulzim Basha, shkruan tvklan.al.

“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi. Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena. Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Basha./GazetaSinjali/