image Në sheshin “Skënderbeu”, vendoset skena ku do të mbahet tubimi i VV-së

Kosovë

Në sheshin “Skënderbeu”, vendoset skena ku do të mbahet tubimi i VV-së

news image

Është vendosur skena në sheshin “Skënderbeu”, ku sot nga ora 17:00, pritet të mbahet tubimi i shënimit të 21-vjetorit të e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorit të themelimit të Vetëvendosjes.

Në këtë manifestim, sipas kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë të partisë, në këtë tubim, pritet të marrin pjesë më shumë se 15 mijë persona.

Një ditë më parë, Kurti tha se ky tubim është thjesht një manifestim dhe jo protestë edhe pse protestat në ditët vijuese do të jenë të pashmangshme./ Gazeta Sinjali/