image E rëndë në Ukrainë: Raketat ruse vrasin më shumë se 30 civilë në një stacion treni në Donetsk

Botë

E rëndë në Ukrainë: Raketat ruse vrasin më shumë se 30 civilë në një stacion treni në Donetsk

news image

Disa foto po shfaqen nga skena në Donetsk pasi dy raketa ruse goditën një stacion hekurudhor dhe vranë më shumë se 30 njerëz, sipas zyrtarëve ukrainas.

Më shumë se 30 ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një sulm me raketa në Donetsk, sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave të Ukrainës, shkruan skynews, përcjell Gazeta Sinjali.

Mijëra civilë ishin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore që u godit, tha guvernatori i Donetsk.

Ata kishin tentuar të evakuoheshin nga zona ku pritet të përshkallëzohet konflikti.

/GazetaSinjali/