image Vdes aktori me famë botërore, qëllohet me armë në mes të rrugës

Modë & Stil

Vdes aktori me famë botërore, qëllohet me armë në mes të rrugës

news image

Njoftohet se ka vdekur aktori Thomas Jefferson Byrd në moshën 70-vjeçare në Atlanta, Georgia.

Sipas raportimeve të Departamentit të Policisë, Thomas Jefferson Byrd ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë zjarri. U deklarua se ngjarja ka ndodhur të shtunën, në 1:45 të mëngjesit ku policia gjeti një mashkull të shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Viktima më vonë u identifikua si Thomas Jefferson Byrd, i cili u shpall “i vdekur nga plagët e shumta me armë zjarri në shpinë”.

Fox News ka kontaktuar me mikun e Thomas, Craig Wyckoff, i cili shpreh se aktori u fut në debat në një dyqan para se të shkonte në shtëpi. /Gazeta Sinjali/