Shkrimtari, muzikanti dhe aktori komik, Neil Innes, i cili krijoi një grup parodie të ‘Beatles’ të quajtur Rutles dhe që punonte shpesh me anëtarët e Monty Python, ka vdekur në moshën 75- vjeçare, konfirmoi agjenti i tij të hënën.
“Innes vdiq nga shkaqe natyrore të dielën në mbrëmje”, tha agjenti Nigel Morton.
Një deklaratë e lëshuar në emër të familjes së tij thoshte: “Ne kemi humbur një shpirt të bukur, të butë, muzika dhe këngët e së cilit prekën zemrën e të gjithëve dhe intelekti dhe kërkimi i së vërtetës të të cilit na frymëzuan të gjithëve”, thuhej në deklaratë. “Ai vdiq nga shkaqe natyrore shpejt pa paralajmëruar dhe, mendoj, pa dhimbje”.
Innes ishte një bashkëpunëtor i Monty Python, saqë ai nganjëherë quhej “Python i shtatë”. Një muzikant, si dhe një shkrimtar, ai shkroi këngë për filmin popullor “Monty Python” dhe “Grail Holy”, u shfaq në “Life of Brian” dhe vizitoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë së bashku me grupin.
Ai ishte gjithashtu një anëtar i Bonzo Dog Doo Dah Band, më vonë u quajt Bonzo Dog Band. Një nga këngët e hit të grupit ishte I’m Urban Spaceman”, ku Innes fitoi edhe një çmim me të.
Kolegët postuan shkrime të ndryshme për Innes në Twitter, duke përfshirë aktorin e shquar britanik, Mark Gatiss, i cili me dashuri shkruajti, “Ëndrra të mira, idiot i ëmbël”.