Të hënën në orët e mbrëmjes, ka vdekur avokati i njohur nga Prizreni, Bashkim Nevzati.
I ndjeri ishte avokat për një kohë të gjatë dhe një nga personalitetet e shquara në fushën e drejtësisë.
Varrimi i të ndjerit bëhet të martën në Prizren.
Oda e Avokatëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.