image Vdes aktivistja e LDK-së në Prizren

Politikë

Vdes aktivistja e LDK-së në Prizren

news image

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare, aktivistja e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Prizren, Xhyle Krasniqi.

Siç bëhet e ditur, e ndjera Xhyle Krasniqi, ka humbur betejën nga një sëmundje e rëndë me të cilën po përballej një kohë të gjatë, njofton Klan Kosova.

LDK dega në Prizren ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistes së tyre të kamotshme, doktoreshës Xhyle Krasniqi./Gazeta Sinjali/

”Xhyla, ishte aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar që nga ditët e para të themelimit të Lidhjes Demokratike në Prizren.

Do të mbahet mend si një grua e jashtëzakonshme me vlera të larta njerëzore, e dashur dhe punëtore, familjare e përkushtuar, mike dhe kolege e sinqert dhe veprimtare e brumosur me dashuri për atdheun.

LDK e Prizrenit ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve mjekë të së ndjerës, farefisit të saj dhe gjithë Prizrenit.
Bashkëndjejmë me ju!

Shpirti i bëftë dritë në paqen e përjetshme.

LDK – Prizren

Kryetar,
Anton Quni”