image Vdes 78 vjeçarja pasi e hapi derën dhe era e fortë nga uragani Malik e mori me vete

Evropë

Vdes 78 vjeçarja pasi e hapi derën dhe era e fortë nga uragani Malik e mori me vete

news image

Një 78 vjeçare ka ndërruar jetë, si pasojë e stuhisë që ka pushtuar Danimarkën dhe Suedinë ditëve të fundit.

Shumë rrugë janë përmbytur dhe mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani Malik përfshiu dy shtetet skandinave, Suedinë dhe Danimarkën këtë fundjavë.

Era e fortë mori para gruan, në momentin që ajo hapi derën e shtëpisë, për të dalë jashtë. E moshuara mori plagë të rënda e për pasojë ndërroi jetë.

Shërbimet meteorologjike të të dy vendeve paralajmëruan se niveli i ujit mund të rritet, ndërsa erërat e forta mund të shkaktojnë uragan gjatë natës. /GazetaSinjali/