image Vdes 65-vjeçari në aksident trafiku që po voziste motoçikletën

Rajon

Vdes 65-vjeçari në aksident trafiku që po voziste motoçikletën

news image

Një 65-vjeçar ka vdekur gjatë ditës së sotme pasi me motoçikletën e tij është përplasur me një makinë në afërsi të fshatit Levan, shkruan Sinjali

Policia në Shqipëri ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Fierit, 24-vjeçarin që po drejtonte makinën me të cilën u përplasë motoçiklisti.

“Sot rreth orës 15:15, në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë”.

“Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave. Shtetasi G.S është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.